Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, reagon Rama: Do të vazhdojë të jetë e angazhuar…
Pas shkarkimit nga detyra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, përgjegjës për kontrollin e territorit, Blendi Sulaj ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Ai bën një bilanc të vitit gjatë të cilit mbajti këtë detyrë, ndërsa shpreh vlerësimin për drejtuesit dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët, sipas tij, punojnë çdo ditë me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve, shpesh edhe në kushte jo normale pune.
Në reagimin e tij, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke veçuar punën për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.
Ish-nënkryetari nuk ndalet te arsyet e shkarkimit, por zbulon angazhimin e tij të radhës. Ai deklaron se do t’i përkushtohet sfidës elektorale në mbështetje të Partisë Socialiste dhe kandidates Ogerta Manastirliu.
Postimi i plotë: “Të nderuar miq! Prej një viti kam mbajtur postin e nën/kr. për kontrollin e territorit në Bashkinë e Tiranës.
Dua të ndaj me ju vlerësimin maksimal për nënkryetarët, drejtorët e drejtorive, shefat e sektorit dhe çdo punonjës të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës. Janë njerëz që punojnë me shpirt çdo ditë për t’u shërbyer qytetarëve dhe shpesh jo në kushte normale pune.
Dua të falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më dha gjatë kësaj kohe, ku udhëhoqëm lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.
Me padurim dhe plot energji do të përkushtohem në sfidën elektorale në mbështetje të PS-së dhe kandidates Ogerta Manastirliu. Tirana e bukura e shqiptarëve, për të cilën do të punojmë të gjithë. Faleminderit”, shkruan Sulaj.
Top Channel