Foto/ E pazakontë në Filipine, çifti kurorëzon dashurinë në kishën e përmbytur, dasma që po bën xhiron e rrjetit
Një valë e re sulmesh ajrore amerikane ndaj objektivave iraniane është raportuar të martën pasdite, në zonën përreth Ngushticës së Hormuzit.
Sipas raportimeve fillestare nga mediat e huaja, shpërthime janë dëgjuar në Bandar Abbas, Shirik dhe Jask, tre porte të rëndësishme pranë Ngushticës së Hormuzit.
Shpërthime janë raportuar gjithashtu në ishullin Qeshm, në ngushticë, si dhe në Konarak dhe Chabahar, në juglindje të Iranit.
Për momentin, nuk është e qartë se cilat janë objektivat e forcave amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi përmes një postimi se forcat amerikane nisën sulmet ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Sipas CENTCOM, sulmet vijnë pas veprimeve të fundit të Gardës Revolucionare kundër anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, si dhe kundër personelit ushtarak amerikan të dislokuar në rajon.
Top Channel