Hoxha takohet me Nënsekretaren e shtetit, ministri: Fokus te mbrojtja, siguria dhe NATO, avancojnë interesat e përbashkëta 01/09 17:21
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës.
Në udhëtimin e parë në SHBA, pas heqjes së non gratës, Berisha ka vendosur të mbajë fjalim përpara shqiptarëve atje.
“Freedom Works” – Takimi me shqiptarët e Amerikës, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey”, shkruan Berisha.
Sipas njoftimit të kreut të PD-së, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.
Ende nuk dihet se çfarë do të diskutojë Berisha në SHBA, teksa në fokus do të jetë marrëdhënia me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut.
Top Channel