Tragjedia me tre të vrarë/ Dy ditë zie në Malin e Zi, shtyhet edhe nisja e vitit të ri shkollor
31/08/2026 22:43
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare, pas vrasjes së trefishtë të ndodhur sot në Danilovgrad, ku humbën jetën tre punonjës të poligonit të qitjes “Češka Zbrojevka”.
Kryeministri malazez, Milojko Spajiç, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, Petar Globareviç, Momir Radonjiç dhe Nemanja Kapor.
Ai deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm dhe drejtuesin e Policisë për hetimet dhe lokalizimin e autorit të dyshuar.
Spajiç tha se pret që personi përgjegjës të vihet përpara drejtësisë sa më shpejt. Në kuadër të masave pas tragjedisë, nisja e vitit të ri shkollor në Danilovgrad është shtyrë për të enjten, 3 shtator.
Top Channel