Sherr te zona e pedonales në Tiranë, mbetet i plagosur një 39-vjeçar
31/08/2026 19:42
Një 39-vjeçar është plagosur me mjet prerës pasditen e sotme, pas një konflikti banal të çastit pranë hyrjes së Kalasë së Tiranës.
Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, në zonën e pedonales, ku një shtetas është dëmtuar gjatë konfliktit.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel