Pësoi arrest kardiak, dërgohet me urgjencë në spital i paraburgosuri në Vlorë

31/08/2026 10:53

Një i ri, i cili vuan dënimin në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Vlorës, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal.

Siç mësohet prej burimeve të policisë të siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ai ka pësuar arrest kardiak në ambientet e paraburgimit.

Gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

 

Top Channel