Lëvizje në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

31/08/2026 21:36

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese në qarkun e Korçës.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka një drejtues të ri, pas transferimit të drejtuesit aktual, Gëzim Zhupaj, në një detyrë tjetër.

Sipas informacioneve, Gëzim Zhupaj, i cili ka mbajtur për rreth dy vite postin e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë detyrën e shefit të sektorit.

Në vend të Zhupajt është emëruar Luigj Vathi. Ky i fundit ka mbajtur më herët detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit nuk janë kufizuar vetëm në qarkun e Korçës. Sipas të njëjtave informacione, lëvizje të tjera janë bërë edhe në qarqe të ndryshme të vendit.

 

Top Channel