Kontroll në Morinë, zbulohen 700 fishekzjarrë të transportuara pa dokumentacion, bllokohen nga autoritetet
31/08/2026 11:40
Gjatë një kontrolli të ushtruar në vijë të dytë në Degën Doganore Morinë, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, u konstatua një sasi artikujsh piroteknikë/fishekzjarrësh, të transportuar pa dokumentacionin përkatës.
Nga kontrolli fizik i mjetit dhe i mallrave u evidentuan 700 gjuajtje fishekzjarrësh, të cilat u bllokuan dhe sekuestruan në përputhje me procedurat ligjore.
Kontrollet vijojnë për garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor dhe parandalimin e transportit të mallrave të padeklaruara.

Top Channel