I prenë për të dytën herë fidanët e ullirit, fermeri: Nuk është vlerë monetare, është një veprim i ulët
31/08/2026 19:16
Për fermerin Saimir Ferko, toka në fshatin Adë nuk është thjesht një parcelë, por një pasion dhe një ëndërr e ndërtuar me mund.
Por për të dytën herë, dikush i ka prerë fidanët e ullirit që ai i kishte sjellë nga Greqia dhe i kishte mbjellë me përkushtim.
“Është hera e dytë që më presin ullishten. Nuk është çështje parash, por e punës dhe mundit që ke hedhur. Është një veprim shumë i ulët. Ne jemi fermerë dhe duhet të respektojmë tokën dhe punën e njëri-tjetrit”, u shpreh fermeri.
Për Saimirin, dhimbja nuk është te vlera e fidanëve, por te fakti që dikush po i shkatërron me dashje atë që ai ka ndërtuar me duart e tij.
Top Channel