Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi në vitin 2027
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi trageti i pasagjerëve u përmbys dhe u fundos në brigjet e Qipros ditën e djeshme.
Sipas autoriteteve, trageti transportonte 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi kur filloi të merrte ujë, pak pasi ishte nisur nga qyteti bregdetar i Kyrenias, të dielën rreth orës 12:30 sipas kohës lokale.
Kapiteni i anijes dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë.
Shumica e personave në bord janë shpëtuar, ndërsa një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, në bashkëpunim me autoritetet turke, vijon në zonën ku ndodhi incidenti.
Helikopterë dhe anije të rojes bregdetare janë dërguar në vendngjarje, ndërsa ambulancat janë pozicionuar në breg për të pritur personat e shpëtuar.
Autoritetet po përpiqen gjithashtu të rikuperojnë regjistruesin e të dhënave të anijes, i njohur si “kutia e zezë”, me shpresën se ai do të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel