Dita e 93-të/ Protesta vijon marshimin në Tiranë, turisti gjerman merr fjalën: Do t’i shihni frytet në vitet e ardhshme

31/08/2026 20:20

Protesta e mbrëmjes së sotme në Tiranë ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit. Pas fjalimeve, protestuesit kanë nisur të lëvizin përgjatë akseve kryesore, duke vijuar kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.

Mes pjesëmarrësve ka qenë edhe një turist gjerman, i cili ka folur nga protesta dhe ka shprehur mbështetjen e tij për kauzën e protestuesve.

Ai tregoi se kishte dëgjuar për protestën në Tiranë pasi kishte takuar një turist në Budva, ndërsa tha se e konsideron protestën një vlerë të shtuar për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

“Kam takuar një turist në Budva dhe atje mësova më shumë për protestën në Tiranë. Jam mbështetës i kësaj proteste, sepse kjo është një vlerë e shtuar për demokracinë, për vendin tuaj.

Dhe të gjitha frytet e kësaj që po bëni tani do t’i shihni në vitet e ardhshme, në 10-vjeçarin e ardhshëm. Për Shqipërinë”, deklaroi turisti gjerman.

Top Channel