Gjendet e vdekur në banesën e saj ish e dashura e McGonigal/ Fjalët e fundit të saj: E urrej FBI-në. Babai i viktimës: Ajo s’do e vriste kurrë veten
Protesta në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 93-të, ndërsa qytetarët vijojnë tubimin dhe marshimin e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur para Kryeministrisë.
Edhe në protestën e sotme, kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara: dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj situatës politike në vend.
Protesta vijon prej 93 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit paralajmërojnë se do të vazhdojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.
Top Channel