“20 shkollat e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente”, Rama: Sinjalizojnë në kohë reale policinë
31/08 14:10
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar për gjendjen e godinës së Njësisë Administrative Ballagat, duke publikuar pamje nga ambientet dhe duke ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët.
Korreshi e ka cilësuar situatën si “skandaloze”, ndërsa ka ironizuar Reformën Territoriale, duke shkruar se gjendja është e papranueshme për një institucion që duhet t’u shërbejë banorëve.
“Palo Reforma Territoriale!
Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!!
Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze.
Jam i shokuar”, shkruan Korreshi në Facebook.
Top Channel