Aksident në Kavajë, automjeti dhe motomjeti përplasen me njëri-tjetrin, humb jetën 49-vjeçari

31/08/2026 10:05
foto ilustruese

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet me drejtues shtetasin me iniciale C. N. është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi Laurel Alite, 49 vjeç.

Njoftimi:

Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel