Marrëveshja e SHBA-së me Venezuelën, Trump: Do të rimbush Rezervën Kombëtare Strategjike me naftë venezueliane

30/08/2026 17:52

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se Rezerva Strategjike e Naftës e vendit do të rimbushet me naftë venezueliane.

Deklarata vjen pas marrëveshjes së njoftuar të premten nga Uashingtoni dhe Karakasi, e cila i jep SHBA-së një rol dominues në shfrytëzimin e rezervave të konfirmuara të naftës në Venezuelë, të vlerësuara në më shumë se 65 miliardë fuçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se procesi i rimbushjes së rezervave strategjike do të nisë së shpejti. Ai e përshkroi naftën venezueliane si një “dhuratë nga Venezuela për popullin e Shteteve të Bashkuara”.

Trump kritikoi gjithashtu ish-presidentin Joe Biden, duke pretenduar se gjatë administratës së tij rezervat strategjike amerikane ishin reduktuar ndjeshëm.

“Një nga gjërat që kam në plan të bëj me naftën venezueliane është të rimbush Rezervën Kombëtare Strategjike, e cila, falë ‘Xhoit të Përgjumur’ Biden, është pothuajse e shteruar. Procesi i ‘rimbushjes’ do të fillojë shumë shpejt dhe është një dhuratë nga Venezuela për popullin e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Rezervat Strategjike të Naftës të SHBA-së janë ulur ndjeshëm vitet e fundit, pasi janë përdorur për të përballuar ndërprerjet e furnizimit në tregjet globale dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

Top Channel