Një situatë e rëndë është krijuar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në terren ndodhen ekipet e MZSH Tepelenë, Gjirokastër dhe Libohovë, si dhe Forcat e Armatosura, të cilat po punojnë pa ndërprerje për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Forcat operacionale janë në gatishmëri të plotë, me qëllim kufizimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave, pronës së qytetarëve dhe sipërfaqeve të tjera të gjelbra.

Situata vijon të mbetet serioze, ndërsa ekipet në terren po vijojnë përpjekjet për neutralizimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Top Channel