Video/ E pazakontë në Fier, qytetarit i vjedhin paratë në makinë teksa ndodhej në një ceremoni mortore

29/08/2026 22:37

Një rast i pazakontë është denoncuar në Fier, ku një automjet është hapur dhe janë marrë paratë nga portofoli i një qytetari, ndërsa ai ndodhej në ceremoninë mortore të një të afërmi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:00. Sipas denoncimit, autori ka hapur automjetin, ka marrë paratë dhe më pas është larguar me një automjet tjetër.

I gjithë veprimi është dokumentuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet janë në dispozicion të policisë për identifikimin e autorit.

Top Channel