Sot mbledhja e Ramës me deputetët dhe të deleguarit e qarkut të Tiranës, do diskutohen zbatimi i ‘Besës’ dhe “Prania Besnike” në terren

29/08/2026 09:45
Pamje nga takimi me ministrat në Pogradec

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në 11:00 të deleguarit politikë dhe deputetët e qarkut të Tiranës.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat, ku në fokus ishte zbatimi në terren i dokumentit “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Në mbledhjen e djeshme, kresocialisti i kërkoi drejtuesve politikë të dalin më shumë në zonat e tyre elektorale. Ai kërkoi që së bashku me strukturat e PS-së, deputetët dhe kryetarët e bashkive, të hartohet një axhendë takimesh me qytetarët për të evidentuar shqetësimet, si ato individuale, ashtu edhe ato të përbashkëta në komunitet.

Top Channel