Ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e një lokali, humb jetën 40-vjeçari në Vaun e Dejës, në gjendje të rëndë rëndë elektricisti

29/08/2026 20:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.

Sipas informacionit paraprak të policisë, njëri prej tyre, 40-vjeçari Sokol Preka,  i cili punonte si roje i lokalit, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Ndërkohë, 46-vjeçari, David Deda, me profesion elektricist, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel