Katastrofa në Nepal-Tibet ‘kambanë alarmi’, ekspertët: Shkrirja e akullnajave dhe ngrohja globale rrisin rrezikun e përmbytjeve
Një marrëveshje e re për naftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës pritet të tërheqë deri në 100 miliardë dollarë investime private në vend, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Sipas Rubios, marrëveshja mund të shërbejë si katalizator për rimëkëmbjen e ekonomisë venezueliane, veçanërisht të sektorit të naftës, duke krijuar mijëra vende pune dhe duke ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës energjetike.
“Për popullin e Venezuelës, kjo marrëveshje do të tërheqë gati 100 miliardë dollarë investime private, do të mbështesë mijëra vende pune me paga të mira dhe do të promovojë rindërtimin ekonomik”, shkroi Rubio në një postim në X.
Marrëveshja vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po përballen me presion për shkak të çmimeve të larta të karburantit dhe rënies së rezervave të tyre strategjike të naftës. Stoku i Rezervës Strategjike të Naftës amerikane ka zbritur në 289.7 milionë fuçi, niveli më i ulët që nga nëntori i vitit 1982.
This deal is a huge win for both the American and Venezuelan people.
It demonstrates how President Trump's bold foreign policy is driving America First wins: securing stable reserves and low-cost oil in our Hemisphere and lowering gas prices here at home.
For the Venezuelan… https://t.co/SMSRYGWmVb
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) August 28, 2026
Venezuela, rezervat më të mëdha të naftës në botë
Venezuela zotëron rezervat më të mëdha të provuara të naftës bruto në botë, të vlerësuara në rreth 303 miliardë fuçi, ose rreth 17% të rezervave globale.
Megjithatë, vendi prodhon aktualisht vetëm rreth 1% të naftës botërore. Infrastruktura energjetike është dëmtuar rëndë nga mungesa e investimeve dhe kriza e gjatë ekonomike, duke kufizuar ndjeshëm kapacitetin prodhues.
Administrata amerikane synon që përmes investimeve të reja private të rikthejë në funksion infrastrukturën e dëmtuar dhe të rrisë prodhimin e naftës në Venezuelë.
Ndërkohë, çmimi mesatar i benzinës në SHBA ka arritur në rreth 4.09 dollarë për galon, nga 3.21 dollarë një vit më parë, duke shtuar presionin ndaj administratës Trump për rritjen e furnizimit dhe uljen e kostove për konsumatorët.
Marrëveshja e re shihet gjithashtu si pjesë e strategjisë së Uashingtonit për të shfrytëzuar rezervat e mëdha energjetike të Venezuelës dhe për të nxitur rikthimin e kompanive amerikane të naftës në vend. Megjithatë, gjigantët e industrisë kanë shfaqur më herët kujdes për shkak të pasigurive ligjore, mungesës së investimeve dhe gjendjes së infrastrukturës venezueliane.
Top Channel