Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për këtë të shtunë

29/08/2026 07:07

Edhe gjatë ditës së shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje, kryesisht në orët e mesditës.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, si dhe shtrëngata afatshkurtra në zonat malore, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

Top Channel