Zjarr në Lazarat/ Flakët përhapen me shpejtësi në fushë, ndërhyjnë tre grupe zjarrfikëse

28/08/2026 22:13

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në fushën e Lazaratit.

Njoftimi është marrë në orën 20:36, pas telefonatës së një qytetari.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes u nis grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër. Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin marrë përmasa dhe kërkohej ndërhyrje e menjëhershme.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, duke u shuar plotësisht në orën 21:50.

Nga zjarri nuk janë raportuar dëme, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

Top Channel