U rrëzua nga tarraca e banesës, 5-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt “Traumës” në Tiranë
28/08/2026 13:53
Një 5-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e një banese njëkatëshe në Libohovë.
I mituri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe, sipas Policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 11:00, në Libohovë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e një banese njëkatëshe, një shtetas i mitur, 5 vjeç, i cili u transportua për në Spitalin e Traumës, Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në .
Top Channel