Eklipsi i pjesshëm hënor, Hëna e plotë e gushtit dhuroi një spektakël në qiell 28/08 11:46
Një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në rajonin Yaroslavl të Rusisë.
Guvernatori lokal, Mikhail Evrayev, deklaroi se mbetjet e një droni ukrainas goditën një strukturë industriale në rajon. Sipas tij, një person humbi jetën dhe 27 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se gjatë natës forcat ukrainase goditën një rafineri ruse nafte në rajonin Yaroslavl, duke shkaktuar zjarr në objekt.
Nuk është e qartë nëse autoritetet ruse dhe ato ukrainase i referohen të njëjtit objekt.
Incidenti vjen në një kohë kur sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike dhe industriale në Rusi janë intensifikuar në kuadër të luftës mes dy vendeve.
Top Channel