Dita e 90 e tubimit, protestuesit vijojnë thirrjet përpara Kryeministrisë: Arrestuan dy persona, kishin vezë e domate
Sipas informacionit operacional të datës 28.08.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë shuar plotësisht.
Vatrat aktive:
Mali i Dajtit, Tiranë – vijojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe kreshpën e malit. Në terren janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe AZM.
Qafë e Helmës, Bulqizë – zjarr në shkurre dhe pisha; po punohet me prita dhe pompa shpine. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Vajkal, Bulqizë – vijon zjarri në terren shkëmbor me shkurre e dëllinja. Janë angazhuar 95 forca, përfshirë 20 efektivë të FA, si dhe 1 helikopter i FA. Nuk ka rrezik për banesat.
Sllatinë, Dibër – situata u rëndua gjatë mesditës për shkak të temperaturave dhe erës, duke kaluar në pyll me pisha të larta. Në terren janë mbi 100 forca dhe është angazhuar 1 helikopter i FA. Nuk rrezikohen zonat e banuara
Xhyrë, Librazhd – vatër aktive e favorizuar nga era; 2 banesa u evakuuan dhe mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre. Në operacion është angazhuar edhe 1 helikopter i FA.
Tërbuq, Gjirokastër – zjarri ka përshkuar rreth 30 ha, por aktualisht është nën kontroll të plotë dhe nuk paraqet më rrezik për banorët.
Dragot, Tepelenë – Krahas MZSH-ve janë nisur në mbështetje 30 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA.
Çorrush, Mallakastër – vijon puna për shuarjen e zjarrit në kullota dhe bimësi të ulët; janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të MZSH.
Në fshatin Tërbaç, Vranisht, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me shkurre. Në terren janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë të MZSH Himarë, ndërsa operacionet nga ajri u mbështeten nga 2 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.
Në mbështetje të operacioneve në rang vendi janë angazhuar gjithsej 50 forca ushtarake, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor të FA.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Top Channel