“Putini nuk do të sulmojë NATO-n”, Trump: Ai nuk do të sulmojë një territor të aleancës ushtarake

28/08/2026 10:37

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do të sulmojë një vend anëtar të NATO-s, ndërsa ka minimizuar raportimet për një paralajmërim të drejtpërdrejtë të SHBA-së ndaj Moskës.

Ai nuk do të sulmojë një territor të NATO-s”, u shpreh Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, gjatë një vizite në Moskë në fillim të kësaj jave, u kishte paralajmëruar zyrtarëve rusë që të mos ndërmerrnin një sulm ndaj aleatëve të SHBA-së në NATO.

Trump mohoi se Ratcliffe ishte dërguar në Moskë për të përcjellë një mesazh të veçantë nga Uashingtoni. Sipas presidentit amerikan, kreu i CIA-s takohet periodikisht me homologun e tij rus dhe vizita nuk kishte asgjë të pazakontë.

Ndërkohë, raportimet për vizitën e Ratcliffe vijnë në një periudhë tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, ndërsa Moska ka lëshuar paralajmërime të drejtpërdrejta ndaj disa vendeve anëtare të aleancës.

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi së fundmi edhe Mbretërinë e Bashkuar për mundësinë e hakmarrjes ndaj objekteve ushtarake britanike, si brenda ashtu edhe jashtë Ukrainës.

Top Channel