Albcontrol zgjidh problemin teknik në aeroportin e Rinasit
28/08/2026 18:44
Albcontrol ka zgjidhur problemin me radarët, që solli ndërprerjen e trafikut ajror në vend për disa minuta.
Defekti ka ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, duke bërë që trafiku ajror të pezullohet për një periudhë të shkurtër, si masë paraprake për garantimin e sigurisë.
Gjatë ndërprerjes, avionët nuk janë lejuar të kryejnë ulje apo ngritje, ndërsa është ndaluar edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit.
Top Channel