Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

28/08/2026 13:52
foto ilustruese

Një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman në Fier.

Policia është njoftuar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier ka marrë njoftim se pranë grykëderdhjes së lumit Seman, është konstatuar një kufomë e dekompozuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel