Ergys Agasi del sot përpara Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”, të vendosur ndaj tij në mungesë.

Në këtë fazë, mbajtja në fuqi e masës nuk do të ishte e papritur. Masa është vendosur më herët nga gjykata, Agasi ka qenë person i shpallur në kërkim dhe sot gjykata do të vlerësojë kushtet për vazhdimin e saj.

Por vendimi i sotëm nuk është përfundimtar për mënyrën se si Agasi do të qëndrojë gjatë gjithë procesit. Masat e sigurisë mund të kundërshtohen, rivlerësohen dhe ndryshojnë në vijim, në varësi të rrethanave dhe ecurisë së çështjes. Dhe, mbi të gjitha, sot nuk vendoset fajësia.

Masa e sigurisë përcakton kushtet në të cilat një person qëndron ndërsa zhvillohet procesi. Ajo nuk është dënim dhe nuk është provë se akuzat ndaj tij janë të vërtetuara.

Nëse këto akuza do të provohen ose jo, do të përcaktohet në vijim të procesit, përmes provave të paraqitura nga prokuroria, kundërshtimit të tyre nga mbrojtja dhe, në fund, vlerësimit të gjykatës.

Top Channel