Dita e 90 e tubimit, protestuesit vijojnë thirrjet përpara Kryeministrisë: Arrestuan dy persona, kishin vezë e domate
28/08/2026 20:45
Tubimi kundër klasave politike është futur në ditën e 90-të.
Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Në podiumin e vendosur në bulevard, ata mbajtën fjalimet e tyre, teksa nuk munguan as akuzat.
Ata u shprehën se dy protestues që mbanin me vete vezë e domate u arrestuan përpara selisë së PS-së, aty ku mendohej se do të mbahej mbledhja e thirrur nga Kryeministri Edi Rama.
Pas fjalimeve, ata vazhduan marshimin në rrugët e Tiranës.
Top Channel