Ndryshon monarkia norvegjeze/ Pas vdekjes së Harald V, Haakon VIII bëhet Mbreti i ri
Bashkimi Evropian i kërkon Meta-s të vendosë edhe në Evropë kufizime të forta për përdorimin e Facebook-ut dhe Instagram-it nga adoleshentët. Reagimi vjen pasi kompania pranoi masa të paprecedenta në disa shtete amerikane, për të mbrojtur të miturit nga varësia ndaj rrjeteve sociale.
Komisioni Evropian e ka gjetur Meta-n në shkelje të Aktit për Shërbimet Digjitale dhe i ka kërkuar ndryshime që platformat të jenë më të sigurta për fëmijët.
“Topi është në fushën e Meta-s”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, duke kërkuar të paktën të njëjtin nivel mbrojtjeje si në Shtetet e Bashkuara.
Brukseli sheh si veçanërisht problematike lëvizjen e pafundme në ekran, videot që nisin automatikisht dhe përmbajtjet e personalizuara, të cilat mund të krijojnë varësi. BE-ja kërkon menaxhim të kohës para ekranit dhe kontroll më të fortë prindëror.
Në Shtetet e Bashkuara, Meta pranoi të paguajë deri në 16,7 miliardë dollarë dhe të vendosë bllokim automatik gjatë natës, si dhe kufizim në dy orë përdorim ditor për adoleshentët.
Nëse nuk adreson shqetësimet, Meta rrezikon në Evropë një gjobë deri në 6 për qind të xhiros së saj vjetore globale.
Top Channel