Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh
Policia greke ka arrestuar 8 persona në kuadër të hetimeve për sulmin me një pajisje shpërthyese në shtëpinë e një biznesmeni greko-amerikan në Lefkada.
Në janar 2026, të arrestuarit, përfshirë një grua, vendosën në pajisje dhjetë kilogramë dinamit xhelatine. Megjithatë, hetimet e Policisë greke arritën përsëri në burgje, nga ku u dha urdhri.
Dy të burgosur, njëri me origjinë greke dhe tjetri me origjinë shqiptare, u dhanë urdhër bashkëpunëtorëve të tyre jashtë burgut të kryenin një sulm me bombë kundër një biznesmeni.
Dy të burgosurit e burgut të Malandrinos, njëri prej të cilëve është akuzuar për vrasje, nga qelitë e tyre u dhanë urdhrin gjashtë grekëve, përfshirë një grua, për të planifikuar dhe kryer një sulm kundër një biznesmeni greko-amerikan, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhej në Greqi gjatë muajve të verës.
Të burgosurit e identifikuar si urdhërues të atenatit janë 46-vjeçari ,Mikel Selimaj nga Vlora dhe 31-vjeçari grek, Evstratios Nousis. Selimaj, me precedentë të mëparshëm për drogë, vjedhje e grabitje. 46-vjeçari shqiptar ndodhet në qeli prej majit 2025 për vrasjen me armë zjarri të 41-vjecarit Altin Arapaj në Rafina, ndërkohë që Evstratios Nousis, në qeli prej më shumë se 10 vitesh pasi precedentët e tij datojnë që në vitin 2015, ndërsa në janar të këtij viti plagosi në burg 46-vjecarin nga Gjirokastra, Dhimo Meci, i akuzuar si vrarës me pagesë.
Sulmi në Lefkada sipas dosjes së Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje (DAOE), ndodhi kur personat e arrestuar vendosën një mjet shpërthyes në vilën e biznesmenit në zonën pranë Agiofyllit. Kujdestari zbuloi se kishte një mjet shpërthyes në ballkonin e pasmë të shtëpisë, ku autorët kishin vendosur 10 kilogramë dinamit me fitil.
6 të arrestuarit akuzohen për “formim të një bande” dhe shkelje të ligjit “për armët dhe eksplozivët”. Në të njëjtën dosje, dy të burgosurit e burgut të Malandrinos dyshohen se janë nxitësit e sulmit.
Top Channel