Virusi i Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave, 51 persona të infektuar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të forcojë kapacitetet ushtarake për të penguar çdo agresion të mundshëm.
Deklarata vjen pak ditë pas alarmit të ngritur nga Kroacia për armatosjen e ushtrisë serbe, në një kohë kur Serbia prej më shumë se një viti kundërshton marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
“Qëllimi ynë është parandalimi. Nuk duam luftëra, nuk duam konflikte, por nuk do të lejojmë askënd të shkatërrojë vendin tonë. Për armët sulmuese, ne pamë çfarë kishin fqinjët tanë dhe bëmë edhe më mirë”, tha Vuçiç.
Presidenti serb iu përgjigj drejtpërdrejt edhe kritikave të zyrtarëve kroatë, të cilët kanë kërkuar nga Perëndimi të ushtrojë presion ndaj Serbisë, për shkak të modernizimit të ushtrisë.
“Kur morën 16 obusët Panzer, a na pyeti njeri ne? Kur morën helikopterët me raketa, ishin për mbrojtje apo për operacione sulmuese? Le të vazhdojnë punën me Prishtinën, Tiranën dhe NATO-n sa të duan. Ne u urojmë çdo të mirë, por Serbia nesër do të jetë një arrë edhe më e fortë për të gjitha koalicionet dhe aleancat e krijuara vetëm kundër saj”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se Serbia po modernizon ushtrinë me ritëm të shpejtë dhe se një pjesë e kapaciteteve të reja do të prezantohen më 13 dhe 14 shtator në Peshter.
Top Channel