Riaktivizohet zjarri pranë Manastirit të 40 Shënjtorëve në Sarandë, flakët përhapen në zonën pyjore

27/08/2026 07:10

Është riaktivizuar sërish zjarri në zonën pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, flakët janë shfaqur përsëri në kurorën e gjelbër të qytetit, në një zonë të mbjellë me pisha, ku zjarr pati edhe më herët.

Situata ka alarmuar banorët, ndërsa drejt zonës pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Top Channel