Mes shqetësimeve që kanë ngjallur një sërë vatrash zjarri që vazhdojnë të digjen në Serbi pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse, në rrjetet sociale dhe në disa media janë përhapur pretendime të pakonfirmuara për shkaqet e tyre.

Një nga pretendimet më të bujshme ishte se një pajisje ndezëse, e cilësuar si “top zjarri”, ishte lëshuar nga Kosova për të shkaktuar zjarre në Serbi, thotë REL.

Mediat proqeveritare e publikuan këtë pretendim më 23 gusht, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçic deklaroi një ditë më pas se ishte gjetur një “armë me parashutë”. Megjithatë, nuk ka prova publike që pajisja të jetë lëshuar nga Kosova apo të ketë qenë mjet ndezës, thekson mnedia e njohur.

Pamjet e publikuara tregojnë një objekt që i ngjan një sonde meteorologjike, megjithëse mungojnë disa nga komponentët tipikë të këtyre sondave, vazhdon ajo Autoritetet serbe nuk kanë dhënë deri tani detaje të mëtejshme për hetimin. Policia e Kosovës i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke thënë se asnjë pajisje e tillë nuk është përdorur nga autoritetet e Kosovës.

Edhe përhapja e zjarrit në shkretëtirën e Delibllatit ka nxitur teori të ndryshme konspirative. Vuçic, pas një vizite në zonë, e cilësoi mënyrën e përhapjes së zjarrit si “të çuditshme” dhe tha se kjo mund të ngjallte teori konspirative. Megjithatë, ekspertët dhe autoritetet lokale kujtuan megjithatë  ndikimin e erërave të forta dhe të ndryshueshme në atë zonë.

Temperaturat e larta dhe kushtet e thata kanë favorizuar gjithashtu përhapjen e flakëve, ndërsa pyjet me pisha digjen shpejt për shkak të rrëshirës e bohceve të thata.

Top Channel