Turqia “vë bast” te Trump për avionët F-35/ Ankaraja paguan 2.4 milionë dollarë për lobim në SHBA
Një katastrofë e përmasave të mëdha ka goditur zonat në Himalaje, në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, ku një masë gjigante uji, balte, akulli dhe shkëmbinjsh ka përfshirë komunitete të tëra.
Më shumë se 160 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Mes të zhdukurve dhe viktimave janë qindra turistë dhe pelegrinë nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndodheshin në zonë për udhëtime turistike apo pelegrinazhe.
Fatkeqësia ndodhi të mërkurën, kur shembja e masave të akullit dhe shkëmbinjve në lartësi të mëdha shkaktoi një përmbytje të menjëhershme. Rrjedha e fuqishme zbriti me shpejtësi nëpër lugina, duke marrë me vete shtëpi, ndërtesa, ura, rrugë, automjete dhe infrastrukturë energjetike.
Pamjet e publikuara nga zona tregojnë një valë gjigante uji dhe balte që përparon drejt zonave të banuara, ndërsa banorët përpiqen të largohen me shpejtësi për t’i shpëtuar katastrofës.
Mbi 1,000 persona të zhdukur
Agjencia nepaleze për menaxhimin e fatkeqësive raportoi se 823 persona ende rezultojnë të zhdukur më shumë se 24 orë pas katastrofës. Mes tyre janë të paktën 579 turistë, nepalezë dhe të huaj.
Ndërkohë, pala kineze ka raportuar edhe 558 persona të zhdukur. Autoritetet paralajmërojnë se shifrat mund të përmbajnë mbivendosje dhe se bilanci i plotë ende nuk është përcaktuar.
Terrifying new video shows a flash flood tearing through a village on the Nepal–Tibet border, giving residents just seconds to run for cover as people desperately flee the approaching flood. pic.twitter.com/GzE2URICX2
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) August 27, 2026
Në mesin e personave që kërkohen janë shtetas të Indisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë.
Shumë prej viktimave dhe të zhdukurve ndodheshin në zonë për pelegrinazh drejt Kailash Mansarovar, një vend i shenjtë në Tibet për hindu dhe budistë.
Të mbijetuarit kanë rrëfyer momentet dramatike kur vala e ujit dhe baltës goditi zonat e banuara.
Bibek Khumal, një punëtor në distriktin Rasuwa, tregoi se nisi të vraponte sapo pa ujin që po afrohej. Ai u rrëmbye nga rrjedha së bashku me baltën dhe mbeturinat, por arriti të kapte një pemë dhe të mbahej pas saj deri sa vala të largohej.
Following devastating flash floods in Nepal today, 19 bridges and 40km of roads have been washed away. 13 hydropower projects are damaged and over 200 trucks were swept away. India and China have offered assistance, and Nepal's government is calling on NGOs for rescue and relief.… pic.twitter.com/D3cUohurS5
— Polymarket Intel (@PolymarketIntel) August 26, 2026
Një tjetër i mbijetuar, 68-vjeçari Keshav Prasad Baral, tregoi se u përpoq të shpëtonte gruan e tij duke u ngjitur në çati. Ai nuk arriti ta mbante dhe gruaja e tij u rrëmbye nga balta. Ajo vijon të jetë e zhdukur.
David Fisher, kreu i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tha se fshatra dhe zona të tëra tregtare janë zhdukur.
Në zonat e prekura, shtëpi, pemë dhe automjete janë mbuluar nga balta ose janë marrë nga rrjedha. Helikopterët po kryejnë fluturime të vazhdueshme për të kërkuar dhe evakuuar të mbijetuarit.
The Gyirong border crossing between Tibet and Nepal has seen repeated mudslides, with many people buried alive.
And now, disaster has struck again.
The driver of the red truck desperately tried to move forward, but in the end, both he and the vehicle plunged down. pic.twitter.com/H2vmmJ1ndb
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) August 26, 2026
Ndërkohë, banorë të zonave të prekura janë mbledhur pranë bazave të ushtrisë nepaleze, duke kërkuar informacion për të afërmit e tyre të zhdukur. Dëmtimi i infrastrukturës hidroelektrike ka lënë disa zona edhe pa energji elektrike.
Fillimisht, autoritetet nepaleze dyshuan se një tërmet me magnitudë 4.4 kishte shkaktuar shembjen e një akullnaje. Megjithatë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) arriti më vonë në përfundimin se nuk kishte ndodhur një tërmet.
Sipas vlerësimeve paraprake, sinjali sizmik ishte shkaktuar nga shembja e masave të mëdha të akullit dhe shkëmbinjve dhe lëvizja pasuese e mbeturinave.
Imazhet satelitore sugjerojnë se një rrëshqitje e madhe akulli dhe shkëmbinjsh shkaktoi përmbytjen shkatërruese në lumin Lehde, rreth 20 kilometra në verilindje të pikës kufitare Rasuagadi mes Nepalit dhe Kinës.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Në Tibet janë mobilizuar rreth 800 punonjës shpëtimi, 150 automjete, si dhe qen të trajnuar dhe mjete të posaçme.
Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar që operacioni të ketë përparësi maksimale, ndërsa OKB-ja ka njoftuar se po mobilizon personel dhe furnizime për të ndihmuar të prekurit në Nepal.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar gjithashtu një ndihmë emergjente prej 500 mijë dollarësh.
Me qindra familje që ende presin lajme për të afërmit e tyre dhe mbi 1,000 persona të raportuar të zhdukur, autoritetet paralajmërojnë se përmasat e plota të tragjedisë në Himalaje ende nuk janë zbardhur.
Top Channel
Turqia “vë bast” te Trump për avionët F-35/ Ankaraja paguan 2.4 milionë dollarë për lobim në SHBA
Zjarr pranë banesave në fshatin Vajkal të Bulqizës, tymi i dendur mbulon zonën, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme