Situatë alarmante me zjarrin në Bulqizë, flakët përfshijnë pyjet e Qafë Helmesit, kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij.
Biznesmeni është i akuzuar në dosjen e AKSHI-t, teksa avokati i tij kërkon të njihet me dosjen, sepse sipas tij, përndryshe nuk mund të ngrenë pretendime.
“Ky është një takim i parë për tu përgatitur për procesin që është në ditët e afërta lidhur me verifikimin e masës dhe kushteve të masës së sigurimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh edhe pse e kemi kërkuar, edhe pse i jemi drejtuar ILD që na është mohuar një e drejtë, kjo nuk ka ndodhur.
Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Problemi është se këta të fusin në burg pastaj… Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët.
Është një praktikë e vendosur tashmë që ata të fusin në burg dhe pastaj të bëjnë hetimet, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta. Të bëjnë hetimet, të mbledhin provat dhe pastaj t’i drejtohen gjykatës që në proporcion me veprat penale, me provat dhe rrezikshmërinë e personit të kërkojnë masë të përshtatshme”, u shpreh Haxhia.
Top Channel