“Do të bëheni copash”, alarm për bombë në Bashkinë dhe Gjykatën në Durrës, e-mailet në emër të shtetit islamik

27/08/2026 10:34

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, edhe në Durrës ka mbërritur një e-mail mëngjesin e sotëm ku paralajmërohen “të pafetë se do të bëhen copash nga një bombë” që do të shpërthente sipas tyre brenda dy orësh.

E-maili në emër të shtetit islamik është shpërndarë në Bashkinë Durrës dhe në Gjykatë.

Top Channel