Alarm për bombë në disa institucione në Elbasan, nisin kontorollet në ambientet e Prokurorisë dhe Gjykatës

27/08/2026 11:06

Një alarm për bombë ka shkaktuar masa të shtuara sigurie edhe në qytetin e Elbasanit, pas një emaili kërcënues që dyshohet se është dërguar në disa institucione në vend.

Në Elbasan, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë, Prokurorisë dhe Gjykatës. Prania e forcave të policisë ka qenë e shtuar gjatë kontrolleve, ndërsa është verifikuar në mënyrë të imtësishme situata brenda dhe përreth godinave.

Masat e sigurisë janë ndërmarrë pas sinjalizimit për një kërcënim të mundshëm, ndërsa autoritetet po kryejnë verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real edhe pse gjasat janë për një alarm fals.

Ngjarja ka sjellë përkohësisht një situatë të pazakontë pranë institucioneve të drejtësisë në Elbasan, ndërsa pritet që Policia të japë më shumë informacion lidhur me burimin e emailit dhe rezultatet e kontrolleve.

Top Channel