Zjarri në Sarandë/ Iu afruan banesave dhe hoteleve, flakët vihen nën kontroll pas disa orësh, ndërhyn edhe helikopteri

26/08/2026 18:09

Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Sipas informacioneve nga korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, flakët u përhapur me shpejtësi dhe iu afruan disa shtëpive të banuara dhe hoteleve.

Pas disa orësh, forcat e shpëtimit arritën të neutralizonin flakët, ndërsa ndihmoi edhe ndërhyrja e helikopterit nga ajri.

Top Channel