Tmerr gjatë festimet në Spanjë/ Fishekzjarrët shpërthejnë në mes të një turme, të paktën 50 persona të plagosur

26/08/2026 17:40

Të paktën 50 persona u plagosën, tre prej të cilëve u shtruan në spital me djegie, pasi fishekzjarrët shpërthyen mes turmës gjatë nisjes së festimeve në Noáin, në veri të Spanjës, bëjnë me dije autoritetet.

Incidenti ndodhi në mesditë në këtë qytet të rajonit të Navarrës, pranë Pamplonës, gjatë ceremonisë së nisjes së festimeve për Shën Michaelin, shenjtin mbrojtës të qytetit.

Sipas autoriteteve, shkëndijat nga fishekzjarri i parë duket se kanë ndezur fishekzjarrë të tjerë, të cilët shpërthyen në drejtim të turmës së mbledhur në shesh.

Tre burra, të moshës 41, 53 dhe 54 vjeç, u transportuan në spital për trajtim mjekësor për shkak të djegieve, tha Departamenti i Shëndetësisë i qeverisë rajonale.

Ndërkohë, 47 persona të tjerë morën ndihmën e parë në qendrën lokale shëndetësore, kryesisht për dhimbje në veshë dhe djegie të lehta.

Pamjet e transmetuara nga televizioni spanjoll treguan momentet e panikut, teksa pjesëmarrësit, të veshur me të bardha dhe me shami të kuqe, sipas traditës, vrapuan për t’u larguar nga sheshi i bashkisë, ndërsa fishekzjarrët shpërthenin mes turmës.

Top Channel