Riatdhesimi i pesë shtetasve shqiptarë nga Siria, Rama: Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve

26/08/2026 10:36

Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur, janë riatdhesuar nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se vijojnë përpjekjet për kthimin edhe të shtetasve të tjerë shqiptarë që kanë mbetur ende në Siri.

Rama e cilëson riatdhesimin si një detyrim njerëzor dhe shtetëror, me synimin për t’u garantuar të kthyerve një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare.

Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.

Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare“, shkruan Rama.

Top Channel