E rëndë në Prizren/ 80-vjeçarja gjendet pa jetë, i akuzuar bashkëshorti i moshuar. Dyshohet se e rrahu deri në vdekje Aleanca ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për të kundërshtuar ligjërisht 17 vendime të qeverisë në detyrë. Deputeti opozitar Besnik Tahiri thotë se vendimet kontestohen për shkak që Qeveria në detyrë nuk ka kompetenca të bëjë emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
“E ka të ndaluar me ligjin për qeverinë të marrë vendime që janë të lidhura me 17 vendime të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë për emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetëror”, shprehet deputeti i AAK, Besnik Tahiri.
Tahiri thotë se pjesë ë kallëzimit penal është edhe ushtrimi i mandatit të ministrit krahas atij të deputetit, që aktualisht po i mbajnë deputetët e Vetëvendosjes të cilët vazhdojnë të jenë ministra në detyrë.
“Një deputet, i cili betohet në Kuvend, si deputet, ai apo ajo nuk mund të ushtrojë detyrë tjetër ekzekutive për shkak se është e ndaluar me ligj. Nuk mund të shkosh paradite në seancë, të betohesh si deputet, me votu si deputet dhe pastaj me vazhdu në qeveri dhe me ushtru detyra ekzekutive”, shprehet Tahiri.
Neni 72 i Kushtetutës, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë dhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme ndalojnë ushtrimin e njëkohshëm të funksionit të deputetit dhe anëtarit të Qeverisë.
Top Channel