Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike Trafik i rënduar është krijuar në Rrugën e Kombit, ku pritjet shkojnë nga 40 minuta deri në një orë.
Radhë kilometrike janë krijuar pranë mbikalimit të Rrëshenit, aty ku rruga ngushtohet nga katër në dy korsi.
Vonesat shkaktohen edhe nga fakti se segmenti nga Rrësheni deri në Milot është me dy korsi lëvizjeje me kahe të kundërta, ndërsa pjesa tjetër e Rrugës së Kombit, deri në Morinë, është me katër korsi.
Radhët janë krijuar kryesisht në drejtim të Tiranës, ku fluksi i lartë i automjeteve lidhet me largimin e diasporës nga vendet e rajonit drejt vendeve të Europës ku punojnë dhe jetojnë.
Ndërkohë, në këtë nyje të rëndësishme mungonte patrulla e Policisë Rrugore për të mundësuar menaxhimin dhe normalizimin e qarkullimit.
Top Channel