Shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi, dy të arrestuar. Sekuestrohet droga dhe një automjet

25/08/2026 14:17

Dy persona janë arrestuar në Dhërmi, pasi u kapën duke shitur doza kokaine dhe kanabisi pranë një ‘beach bar-i’.

Gjatë operacionit “Ruloti”, policia sekuestroi rreth 150 doza të dyshuara narkotike, si dhe një automjet.

Njoftimi:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Ruloti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza Kokaine dhe Cannabisi, në fshatin Dhërmi.

Sekuestrohen rreth 150 doza të lëndëve të dyshuara Kokainë dhe Cannabis Sativa dhe 1 automjet.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në Dhërmi, finalizoi operacionin e koduar “Ruloti”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që i posedonin me qëllim shitjen.
Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel