Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, vetëm gjashtë vatra aktive, 126 forca operacionale të angazhuara në terren Vera gjithmonë shoqërohet me një shtim të lëvizjes së qytetarëve të cilët kthehen në atdhe për pushime apo largohen nga vendi për të pushuar jashtë atdheut, kjo sjell rrjedhimisht një shtim të fluksit në zyrat e Identitek për t’u pajisur me dokumente identifikimi.
Por ndryshe nga një vit më parë është vërejtur se shqiptarët nuk kanë pritur për të ardhur në atdhe për t’u pajisur me dokumente identifikimi.
“Nuk presin që të vijnë në atdhe për t’u pajisur me pasaporta, por i marrin në vendin ku janë, kjo edhe për shkak të kohës që nevojitet për ta marrë këtë dokument që është e krahasueshme si ta marrin brenda vendit, vetëm 10 ditë. Ne po punojmë dhe me projektin e quajtur ishujt që çojmë ekipin tonë në vende ku nuk ka shërbime konsullore shqiptare”, tha Anagnosti Çepe.
Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë si brenda ashtu edhe jashtë vendit që kanë pamundësi fizike për të shkuar në zyrat ku bëhet aplikimi për dokumente identifikimi, gjatë këtij viti është arritur shërbimi mobile.
Ndërsa aplikimi për dokumente identifikimi shqiptare është pothuajse në të njëjtin trend me një vit më parë, ajo që është rritur ndjeshëm është kërkesa e të huajve për t’u pajisur me lejeqëndrimi shqiptare.
“2.5% më shumë aplikime për lejeqëndrimi nga të huajt që janë punonjës sezonalë apo persona që duan të jetojnë në Shqipëri,” tha Anagnosti Çepe.
Vetëm gjatë këtij viti, nga janari deri më 24 gusht, në Shqipëri janë pajisur me lejeqëndrimi 20.629 persona.
Top Channel