Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

25/08/2026 13:21
Foto ilustruese

Policia ka goditur një tjetër rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në Fushë-Arrëz, në kuadër të operacionit “Territor i Pastër”. Dy persona, babë e bir, janë vënë në pranga pasi dyshohet se kishin kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa pranë banesës së tyre në fshatin Berishë.

Zbulimi i parcelës erdhi pas kontrolleve në terren dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.

“Fushë Arrëz/Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Berishë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u ndaluan shtetasit T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Berishë, pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre.

Bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Top Channel