Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë/ Zbardhen detaje, arma ishte e babait të bashkëshortit dhe me leje
24/08/2026 15:17
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 25-vjeçares tetë muajshe shtatzënë në Malishevë.
Gazetarja Leonita Bajrami raporton se arma e përdorur në ngjarje ishte në pronësi të babait të bashkëshortit të 25-vjeçares, i cili dyshohet për vrasjen. Sipas saj, arma ishte me leje.
Ndërkohë, bashkëshorti i viktimës, i dyshuari kryesor për ngjarjen, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Top Channel