Rama në Pogradec, kuzhinieri i njohur publikon foton: Ishte kënaqësi të gatuaja për kryeministrin

24/08/2026 14:55

Kuzhinieri i njohur Apostolos Topalli ka ndarë një foto ku shihet krah kryeministrit Edi Rama në Pogradec.

Krahas fotos së postuar në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan “Ishte kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”.

Kreu i qeverisë ndodhet në Pogradec, ku sot zhvillon takim me ministrat, ndërsa ditën e djeshme me kryetarët e komisioneve dhe  drejtuesit e qarqeve.

Dje Rama foli për “Pasqyra Albania”, e cila do të jetë një modernizim i platformës së “Bashkëqeverisjes” me dy seksione.

I pari do të quhet “Flamingo Mirror”, nga ku do të mbërrijnë sinjalizime me ndjeshmëri dhe shqetësime të përditshme të qytetarëve.

Pjesa tjetër e platformës do të quhet “Radar”, nga ku do të mblidhen të gjitha shqetësimet, të cilat do të gjurmohen brenda 48 orëve dhe më pas, në një afat deri dyjavor, duhet të marrin zgjidhje.

Më herët burime nga PS pohuan për Top Channel se përmes “Mirror Albania” synohet rritja e besimit te institucionet shtetërore, me synim primar zgjidhjen e problemeve.

Suksesi i kësaj iniciative të re të Edi Ramës pritet të ketë si test zgjedhjet lokale të 2027.

Top Channel