Zjarr në një lokal në Zvërnec, rrezik për përhapjen e flakëve drejt pyllit të Sodës

23/08/2026 14:38

Një zjarr ka rënë në një nga lokalet në zonën e Triportit, në Zvërnec të Vlorës, duke rrezikuar përhapjen edhe në drejtim të Pyllit të Sodës.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën pyjore.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë ndërsa situata është normalizuar.

Top Channel